–
Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë dy udhëheqësve fetarë Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Arqipeshkvit George Frendo.
Ai shkruan në një postim në Facebook se kombi shqiptar krenohet me harmoninë fetare në vendin tonë.Të dy klerikët të besimeve fetare ortodoske dhe katolike janë infektuar me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë që tani po marrin trajtim mjekësor në spitale.
“Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19. Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik. Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!” – shkruan Meta.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit