SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Meta: Marrëveshja e detit me Greqinë, zgjidhje në respekt të Kushtetutës

 Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për çështjen e detit me Greqinë.

Në një intervistë televizive, Meta tha se “për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat”.

“Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata janë të mandatuar pikërisht për të zbatuar ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe për të negociuar në raport me ligjin. Në këtë situatë unë i kam thënë Ramës, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm, që nëse dëshiron ta zgjidhësh në këtë mënyrë, hajde kërko autorizimin dhe ta marrësh përsipër, sepse negociatorët nuk mund të bëjnë veprime të paligjshme”, tha Meta.

Presidenti shtoi se “ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe të drejtës tonë”.Meta tha se ka qenë dhe është për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. “Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”, tha ai///

error: