Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sopatë. Elvira Tahiraj, gruaja 49 vjeçe, është arrestuar nga policia. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sopatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjej/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror