Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë i emigrantëve në pikat kufitare. Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kap shtetasi D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror