Presidenti Ilir Meta i përgjigjet në kohë rekord kryeministrit Edi Rama, i cili i tha përmes një statusi në rrjetet sociale se heronjtë mbahen në zemër dhe se me dhënien e dekoratave po bëhet gazi i botës.
Meta shkruan në ‘Facebook’ se Rama nuk i ka treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohen ballë për ballë!
“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec!”, shkruan Meta.
Më herët, kryeministri Rama vijoi replikën në distancë me Presidentin Ilir Meta për dhënien e dekoratave, duke thënë se kjo është një marrëzi e pashoqe që po e bën atë gazin e botës dhe të republikës sonë.
Mes të tjerash, Rama i kthehet Metës, duke i thënë se heronjtë duhet t’i mbajë në zemër dhe nuk duhet të shajë si i dehur, pasi nxit sherr e rrëmuja për interesat e tij dhe për partinë e tij, që sipas kryeministrit, është e degraduar.
- Reagimi i Ramës:
Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!
Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.