SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mikrobiologu Bilal Golemi, një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare

-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot në ditën e lindjes  mikrobiologun e shquar, Bilal Golemi.

“Në ditën e tij të lindjes, nderojmë sot kujtimin e një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare, mikrobiologun e shquar, Bilal Golemi”, u shpreh Meta në një reagim.

“Një nga etërit themelues të mjekësisë sonë veterinare, ai ishte i  pari që hapi laboratorin bakterologjik dhe hartoi ligjin mbi shërbimin veterinar, që falë ideve progresive dhe një veprimtarie të jashtëzakonshme shkencore, do të përzgjidhej në vitet ’50 nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, si një prej ekspertëve më të vyer të saj”, tha Meta.

“Edhe pse i ndarë nga jeta në moshë të re, kontributi dhe vepra e Bilal Golemit, kanë zënë vendin e merituar në panteonin e vlerave të shkencës shqiptare, duke mbetur një model frymëzues për gjeneratat e reja”, theksoi Meta.

“Në këto kohë plot sfida për mjekësinë, i nxis të rinjtë shqiptarë të fokusohen te shkencat e aplikuara si veterinaria dhe mikrobiologjia, që garantojnë vende të sigurta pune dhe karrierë të suksesshme”, përfundoi Meta.///

error: