SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit: Nuk ka marrëveshje për furnizimin me ujë nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deklaroi sot se nuk ka asnjë propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit.

Në një deklaratë për shtyp Ministria e Turizmit dhe Mjedisit reagoi lidhur me disa lajme të përhapura në medie të ndryshme, duke sqaruar se “nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediet. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta”.

“Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut”, theksoi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./ATSH///

error: