SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministria, për fluksin në Kakavijë në kontakt me palën greke , shtohen sportelet

 Pas informacioneve për radhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë, në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes.

Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve.

Në pikën doganore ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkun, për palën greke.

Aktualisht, situata po shkon drejt normalizim.///

error: