Ministrja e Financave Anila Denaj, me gjase edhe kandidate per deputete ne zgjedhjet e ardhsHme, pas Sarandes ka marre takime pune edhe ne bashkine e Konispolit e shoqeruar nga kryebashkiaku Shuaip Beqiri.
Denaj ka vleresuar transformimet e Konispolit pas investimeve te viteve te fundit dhe ka shprehur gadishmerine per te ndihmuar ne zgjidhjen e cdo problematike te mundshme qe ekziston ne territorin e kesaj bashkie.
“E gatshme per zgjidhjen problematikave skajin me jugor të vendit, aty ku falë projekteve të Rilindjes Urbane, Konispoli është transformuar rrënjësisht. Me kryetarin e Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri, biseduam mbi projektet që kanë transformuar këtë zonë, kanë rritur mundësinë për të zhvilluar turizmin familjar, por edhe agrobiznesin, për investime dhe rikthim të banorëve tek toka e të parëve.’

Denaj edhe me cilesine e anëtares se Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ka treguar vemendje edhe per situaten e fundit te shkaktuar nga reshjet.
” Biseduam gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga rreshjet e dendura, ku si anëtare e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, i shpreha gadishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e çdo problematike të mundshme.’- ka vene ne dukje Denaj.
Nderkohe, sipas burimeve vendore, fermeret ne fushat e Konispolit kane pritur te kontaktojne me kreun e dikasterit te ekonomise dhe per t’i shprehur drejtperdrejt disa shqetesime si ato qe lidhen me pasojat e bresherit dhe kompensimet e mundshme nga shteti per demet .///R-SR///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi