“Ju mund të mendoni se ajo është e pastrehë. Përgjigja është jo.
Ajo është ish Presidentja e Finlandës (2000 – 2012), znj. Tarja Halonen.

Dhe jo, ajo nuk është e çmendur. Thjesht po merr pjesë në një fushatë nga Ushtria e Shpëtimit Finlandez për të ndihmuar të pastrehët.
Në foto, znj. Halonen e veshur me rroba që ishin mbledhur posaçërisht për të pastrehët. Kuptimi i fushatës është që fati mund të ndryshojë për secilin prej nesh, në çdo kohë.
Edhe më të famshmit dhe më të pasurit, një ditë mund të jenë në rrugë dhe mund të mos dinë çfarë të bëjnë. Të gjithë mund të preken nga ngjarje të papritura që çojnë në varfëri.
“Pas seksionit fotografik, presidenti tha se fushata është për të kujtuar njerëzit se sa e rëndësishme është të ndihmojmë njerëzit e tjerë në nevojë përreth nesh, pavarësisht se si duken.”///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri