Kuvendi miratoi te enjten projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Me 101 vota pro, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të këtij komisioni.
Më herët, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, për zgjatjen e afatit të punës së komisionit deri në datën 21 tetor 2022.
Deputetët e opozitës kërkojnë shtimin e numrit të bashkive, ndërsa PS mbështet ndarjen ekzistuese territoriale me 61 bashki dhe 12 qarqe.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit