SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mitsotakis: Parashikimi i një vaksine nuk duhet të ulë vigjilencën

ATHINË, 10 nëntor /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis foli te marten për nevojën e koordinimit të shpërndarjes së një vaksine të mundshme antiCOVID-19 dhe specifikimve teknike të kërkuara, në mënyrë që popullata të mund të vaksinohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Parashikimi i një vaksine nuk duhet t’i bëjë qytetarët të ulin vigjilencën në drejtim të masave të mbrojtjes antiCOVID-19”, tha ai duke iu referuar zhvillimeve më të fundit dhe duke theksuar nevojën për qëndrueshmëri.

Kryeministri vuri në dukje se 10 ditët e ardhshme do të jenë thelbësore dhe qëllimi është që masat e marra të japin rezultate.///

error: