SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mjekja Bino infektohet me COVID-19, Manastirliu: Shërim të shpejtë gruas së fortë dhe profesionistes me aftësi të rralla

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar shërim të shpejte nga COVID-19 profesoreshë Silva Binos.

Manastirliu thotë se mjekja Bino është një grua e fortë dhe profesioniste me aftësi të rralla e cila aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin Infektiv në QSUT.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes me aftësi të rralla, e cila u prek nga virusi i rrezikshëm dhe aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.

E palodhur dhe e përkushtuar në misionin e saj, ashtu si të gjithë profesionistët tanë të shëndetësisë,në këto muaj të vështirë në përballjen me epideminë e COVID-19. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, tha ministrja. ///

error: