SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mjeku Alimehmeti: Omicron akoma mbizotërues, distancimi social me rëndësi

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet më shpejtësi në të gjithë globin, por në Shqipëri epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se ende nuk është bërë mbizotërues dhe nuk përmban rrezik për tejmbushje spitalore.

I ftuar në një emision televiziv, Alimehmeti tha se Omicron brenda pak javësh do të bëhet dominant ndaj Deltës në vendin tonë, duke qenë se përhapet me shpejtësi.

Sipas tij, nuk ka vend për panik pasi Shqipëria ka marrë eksperiencën e vendeve të tjera që janë përballur me valën e infektimeve të Omicron.

“Varianti Omicron është dominant por si duke nuk është ai risku për tejmbushje spitalore siç ishte në variantin e mëparshëm. Siç shihet nuk do jetë jetë një situatë alarmi me Omicron  për tejmbushjen spitalore. Në pak javë arrin të rrisë rastet, të largojë deltën dhe të bëhet mbizotërues, por kjo nuk është ende në Shqipëri. Ne jemi pak më vonë nga pikëpamje epidemiologjike, jemi gjithmonë më vonë sepse fillimisht shkon tek vendet ku ka më shumë fluturime, kontakte. Nuk do jetë një situatë alarmi, e vumë re në Afrikë, tani Angli, nuk po duket kjo nevojë të dalë, do ta shohim edhe në Evropën Lindore, pak a shumë i kemi marrë mësimet“ tha Alimehmeti.

Në lidhje me situatën e virusit në vend, Aliahmeti u shpreh se  “rastet nuk janë të rëndësishme, janë të rëndësishme numrat spitalor. Ne do shohim përqindjen në pozitivitet të testeve, e kemi mbi 10%, numri nuk është i vogël. Kjo është kush kërkon gjen, që ne s’po kërkojmë. Spitali është kyç. Në muajt tetor-nëntor mesatarja nuk binte poshtë 140, aktualisht ka 120 të shtruar në spital, pra ka një rënie të numrit të të shtruarve. Është numër i rëndësishëm, por është një trend në zbritje. Kjo është akoma pa hyrë mirë Omicron. Nuk pres ndonjë gjë të madhe sa i përket rasteve spitalore”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu Alimehmeti në lidhje me masat u shpreh se e rëndësishme është evitimi i grumbullimeve. Nuk ka rëndësi orari apo datat, e rëndësishme është të evitojmë grumbullimet.

“Fakti se kemi rënia gjatë vjeshtës neve na tregon se shkollat nuk na treguan problem. Një muaj pas bëmë një ndeshje futbolli dhe u rriten raste, pastaj pati rënie edhe se nisën universitetet. Ndoshta kemi ndërtuar një imunitet kolektiv të mjaftueshëm për të patur grumbullime me qindra, jo me mijëra”, tha ai./ata///

error: