Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, jep lajmin pozitiv mbi imunitetin natyror ndaj koronavirusit.
We look for
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Alihmehmeti shpjegon se nga disa studime të realizuara është zbuluar se individët që e kanë kaluar Covid-19, kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga riinfektimi deri në 12 muaj, ndoshta edhe më gjatë, pas fillimit të simptomave.
“Miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij”, thotë Alimehmeti.
Statusi i plotë:
Lajme të mira mbi imunitetin natyrore ndaj SARS-CoV-2 miqtë e mi!
Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin.
Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.
Gjetja kryesore?
PËRGJIGJA NATYRORE E ANTITRUPAVE ANTI-SARS-CoV-2 ZGJAT DERI NË 12 MUAJ!
Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë.
Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.
Niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet meshkujve dhe femrave në ecurinë kohore.
Autorët dalin në përfundimin se:
Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar COVID-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.
Pra, miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti/ Epidemiolog Klinik/ Fakulteti i Mjekësisë, UMT/ Akademia e Shkencave të Shqipërisë///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri