-Pas vaksinës së parë tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj COVID-19.
Vaksina e Moderna është 94.5% efektive kundër koronavirusit, sipas të dhënave të publikuara nga kompania, duke e bërë atë vaksinën e dytë në Shtetet e Bashkuara që ka një normë të lartë suksesi ndaj virusit.
“Këto janë padyshim rezultate shumë emocionuese,” tha Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjeve infektive të vendit. ” me 94.5% është vërtet e jashtëzakonshme.”
Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë.
Moderna dëgjoi rezultatet e saj me anëtarët e Bordit të Sigurisë dhe Monitorimit të të Dhënave, një panel i pavarur që analizon të dhënat e provave klinike të Moderna.
“Ishte një nga momentet më të mëdha në jetën time dhe karrierën time. Absolutisht është e mahnitshme të jesh në gjendje të zhvillosh këtë vaksinë dhe të shohësh aftësinë për të parandaluar sëmundjen simptomatike me një efektshmëri kaq të lartë“, deklaroi Dr. Tal Zacks“Vaksinimet mund të fillojnë në gjysmën e dytë të dhjetorit“, tha Fauci. Vaksinimet pritet të fillojnë me grupe me rrezik të lartë dhe të jenë në dispozicion për pjesën tjetër të popullatës pranverën e ardhshme.
Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme dhe efektive që mbron 90% dhe së shpejti pritet të aprovohet.Kompania thotë se vaksina e saj nuk kishte ndonjë efekt anësor serioz. Një përqindje e vogël e atyre që e morën atë përjetuan simptoma të tilla si dhimbje trupi dhe dhimbje koke.Sipas CNN, Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës menjëherë pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie këtë muaj./ Java///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit