SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mot me vranësira, pasdite reshjet humbasin intensitetin

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës. Prej orëve të mesditës e pasdite vranësirat do të përqendrohen në relievet malore në lindje.

Parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët hera –herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes.
Gjatë ditës reshjet humbasin intensitet, me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje – juglindje të vendit, parashikohet reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi 9m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

error: