SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti i keq/ Agjencia e Mbrojtjes Civile shkresë 5 prefekturave! Njoftoni për rrezikun, merrni masa për popullsinë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje 5 prefekturave të vendit për të marrë masa parandaluese për shkak të motit të keq që do të përfshijë vendin gjatë fundjavës.

Institucioni i është drejtuar 5 prefekturave, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.

Sipas IGjEUM në veri perëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi ndërkohë që vendet më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.

Gjithashtu ata kërkojnë të përcaktohen vendet e parrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në raste përmbytjeje. Ndihmë u kërkohet dhe Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit të jenë në gatishmëri për rastet e emergjencave.-njofon Shqiptarja.com///

///

error: