SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe borë

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu.

Reshjet e shiut parashikohen të kenë intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri-perëndim dhe jug-perëndim reshjet do të jenë kryesisht mesatare, hera-herës të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësi mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 1 000 metra në juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe verilindje reshjet mund të arrijnë intensitet mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur hera-herës deri në 18 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak rekomandon qytetarët të ndjekin përditësimet e motit për informacion të saktë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër8/14Re shi
Kukës3/12Re shi,borë,diell
Lezhë8/16Re shi
Dibër2/12Re shi,borë,diell
Durrës8/15Re shi diell
Tiranë9/13Re shi diell
Elbasan7/13Re shi
Berat8/17Re shi diell
Vlorë10/16Re shi diell
Korçë3/12Re shi,diell
Gjirokastër8/13Re shi diell
Sarandë8/14Re shi
error: