Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë.
Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI.
Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana
CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.
Berisha nënvizoi se angazhimi i tij në CDI ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të lira në Shqipëri.
Ai paralajmëroi se sot rreziku kryesor për demokracitë perëndimore vjen nga e majta ekstreme, të cilën e konsideroi një ideologji të transformuar dhe të përhapur gjërësisht në segmente të shoqërisë civile dhe mediave.
Berisha u shpreh se kjo ideologji po synon të godasë vetë identitetin njerëzor dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria perëndimore.
Kreu i PD shprehu besim se CDI do të udhëheqë këtë betejë, ndërsa angazhimi i tij personal do të jetë maksimal për të forcuar pozicionin e demokracisë dhe konservatorizmit europian.(Almarina GEGVATAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI