SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti me reshje, ARRSH: Qarkullim normal në akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mëngjesin e sotëm për gjendjen e akseve rrugore pas një nate me reshje.

ARRSH njoftoi se në rajonin jugor dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar, kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.Në rajonin verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.///

error: