Reshjet e orëve të fundit që kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosa dhe Seman.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla deklaroi se “ndërsa lumenjtë Vjosa dhe Seman po shtojnë prurjet, duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse”.

Balla informon se bashkia Fier ka ngritur shtabin e emergjencës dhe po monitoron nivelin e prurjeve në zonat pranë dy lumenjve.
“Vjosa dhe Semani po shtojnë prurjet e tyre! Prandaj na duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse. Bashkia Fier ka ngritur shtabin e emergjencës dhe po monitoron nivelin e prurjeve ne zonat pranë dy lumenjve”, u shpreh Balla///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI