SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti sot relativisht i qëndrueshëm, në qarqet Vlorë e Gjirokastër shtrëngata afatshkurtra

 Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta.

Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/33Diell pak re
Kukës14/30Diell pak re
Lezhë17/32Diell pak re
Dibër12/29Diell pak re
Durrës18/32Diell pak re
Tiranë20/33Diell pak re
Elbasan18/34Diell pak re
Berat18/34Diell pak re e shi
Vlorë19/31Diell pak re
Korçë15/28Diell pak re
Gjirokastër15/35Diell pak re e shi
Sarandë18/31Diell pak re
error: