SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti sot relativisht i qëndrueshëm

 Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s.

Valëzimi në dete pritet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Sigla
Shkodër19/31Vranësira, diell
Kukës17/29Diell, re, pak shi
Lezhë19/30Diell, re
Dibër14/30Diell, re
Durrës20/31Diell, re
Tiranë22/32Diell, re
Elbasan20/33Diell, re, pak shi
Berat18/33Diell, re, pak shi
Vlorë21/30Diell, re, pak shi
Korçë15/28Diell, re
Gjirokastër15/34Diell
Sarandë21/30Diell, re
error: