SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Na u rikthefsh, Vajza e ekranit….

Nga Aleksander Çipa/

Ilva Tare pas 25 vjetesh beri nje zgjedhje shkeputese nga ekrani dhe vendi. Nje shkeputje te cilen se fundi, na e beri me dije vete permes nje monologu lamtumire. Ilva ka pasur edhe me heret shkeputje te pjesshme, por kjo eshte ndryshe.Ilva eshte gazetarja ekspresive e ekranit shqiptar per 25 vite.

Ajo u rrit duke qene e pa terhequr nga risqet dhe rreziqet. Ne kete menyre ndodh zakonshem me profesionistet e panderprere. Ilva pergjate 25 viteve ne ekran shtoi energjine dhe shumoi maturitetin. Ne kete aspekt mund te quhet vajza e ekranit qe mbetet zonje per ekranin. Tashme e njoftoi shkeputjen si ne emer te familjes, por me pergjegjesi amesie. Ne kete menyre e beri lajmin e fundit per veten, duke shenjuar nje kod per publikun.

Ne kete jete ku e moralshmja nuk mbeti dot ishull, zonja te tilla te profesionit tone, si Ilva, na rizgjojne pergjegjesine se vlefshmeria publike ka per rrenje doren mbi femijet.Udhembare e mbaresi mikja ime! Do te ikesh drejt vendit te Mark Tuenit duke na e bere me te shpeshkujtuar batuten e tij: Ti hoqe dore nga ekrani, duke mos hequr dore. Ne e dime qe do gjesh ” nje shteg te futesh (rishtaz) brenda / nje shteg qe vetem ti e di!”Na u rikthefsh edhe duke qene atje ku shkon, Ilva!Miqesisht perhere, Aleksander Çipa///

3Ti, Viktor Avdiaj dhe 1 tjetër

error: