Eksperti Mjedisor, Mihallaq Qirko, është shprehur se ndryshimet klimatike mund të jenë pjesë e problemit të përmbytjeve të shkaktuara në Shqipëri, por jo i gjithë problemi.
Komentet Qirko i bëri në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ku tha se problematikat klimatike duhet të kenë vëmendjen dhe kujdesin e plotë të institucioneve në vend, në mënyrë që problematikat të minimizohen.
Qirko shtoi se përmbytjet e fundit janë një hakmarrje e natyrës për dëmet mjedisore që i kemi shkaktuar vendit tonë gjatë viteve të fundit, me shpyllëzimet dhe dëmtimin e shtretërve të lumenjve.
Ai tha gjithashtu se një nga problematikat që ne ndeshim me lumenjtë është shtimi i sasisë së sendimenteve që vijnë nga erozioni dhe që ndodhen brenda tyre. “Problemet me klimën janë në një diskutim të vazhdueshëm këto kohë dhe kërkimi për zgjidhje është diçka që na ka bashkëshoqëruar këto kohë. Ndryshimet klimatike mund të jenë pjesë e problemit, por jo e vetmja. Problematikat klimatike duhet të kenë kujdesin e plotë të institucioneve.
Një nga problematikat që ne ndeshim me lumenjtë është shtimi i sasisë së sendimenteve që vijnë nga erozioni dhe praktikisht brenda tyre edhe problemi i mbetjeve është i shtuar. Në ditët që krijohen probleme me përmbytjet, qoftë mbetjet që vijnë nga rrjedha e mesme apo e sipërme e lumenjve, transportohen në pjesën më të poshtme duke shkaktuar ndotje të mjediseve.
Patjetër që e kemi vrarë mjedisin. Ky është një dënim i natyrës që i bëhet keqtrajtimit të mjedisit që kemi bërë ne gjatë këtyre viteve. Problematika e ndeshur në Lezhë ku shpyllëzimi ka qenë me ritme të larta këto kohë, menjëherë prohektohet në përmbytjen e tokave përreth“, tha mes të tjerash Qirko.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit