SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndahet nga jeta poeti Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka, është ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare. Duka vuante prej kohësh nga probleme të rënda shëndetësore, teksa lajmin e bëri me dije gazetari Aleksandër Çipa.

“Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”, u shpreh Çipa.

Arben Duka u lind në Labovë të Gjirokastrës. Ai kreu Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Duka dallon për një biografi shumë të pasur letrare dhe artistike.

Ai është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.

Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristike dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.

Ai është “Nderi i qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. ///

error: