SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndërron jetë 69-vjeçari që u hodh nga kati i 3-të i Infektivit

Një ditë pasi ndërmori aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’.

Këto burime bëjnë me dijen se shtetasi me inicialet R.G., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh. Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën.///

error: