Shqipëria është një vend i pasur me bukuri natyrore, histori dhe tradita që po tërheqin çdo vit e më shumë turistë. Nga malet e thepisura në veri deri te brigjet e kristalta të jugut, çdo qytet ka një histori për të treguar dhe një përvojë unike për t’i ofruar vizitorëve.
Laura, një turiste dhe blogere e njohur e udhëtimeve, ka ndarë në rrjetet e saj sociale, pamje nga udhëtimi i saj në Shqipëri, ku ka treguar bukuri të natyrës dhe historisë së vendit.

Ajo ka ndarë foto nga udhëtimi i saj nëpër disa nga destinacionet më të njohura turistike në vend, si Thethi, Kruja, Tirana, Berati, Gjirokastra si dhe bregdeti i jugut, duke zbuluar për një audiencë më të gjerë, një Shqipëri të pasur me traditë dhe natyrë mahnitëse.
“Shqipëria nën lentën e Laura Burehl, turistes dhe blogeres së udhëtimeve me një audiencë të gjerë, që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit përvojën e vërtetë shqiptare ashtu siç është: autentike, plot shije dhe unike në llojin e saj”, shkruan ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili ndau fotot në rrjetet sociale.

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik shumë tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota, të cilët zbulojnë bukuritë natyrore, plazhet e mrekullueshme dhe trashëgiminë e pasur kulturore.(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI