Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese të Shoqatës së Ndërtuesve për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryeministri siguroi se pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që Gjykata Kushtetuese të mos lajthisë”, tha Rama. ///
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private