(Megjithese shteti shqipar nepermjet Ministrise Dretesise prej disa vitesh i orienton qetetaret per nje numer asyesh ligjore, te drejtohen per te perfituar ndihmen juridiike falas ne shkallle te ndryshme te gjyqesori, informaiconi alternativ per kete qellim eshte mjaft minimal.
Zyrat e politikave sociale neper bashki pothuj jane “jashte loje” ne kete fokus. Perjashto, nje punen me sistematike te Avokatit te Popullit me 7 zyrat rajonale perfshi Saranden’.
Por sot. qytetari qe ka nevoje dhe duhet te perfitoje te drejten per ndihme juridike falas, eshte i pa informuar. Ka mungese informacioni. Ka mjegull. Ka shmangie per t’i informuar publikun. Kjo nga padija dhe mungesa e vullnetit minimal per te ndihmuar rastet te shumta qe shpesh vijne nga shtresa sociale ne nevoje, nga gra te dhunuara, gra te divorcuara , etj,.)
=
Ministria e Drejtësisë vuri në jetë bashkëpunimin institucional për ofrimin e ndihmës ligjore falas, me 12 përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.
Për herë të parë shërbimi që do të ofrojnë organizatat më me shumë eksperiencë, formalizohet nëpërmjet autorizimit të Ministrit të Drejtësisë për secilën OJF për një periudhë dyvjeçare, mbështetur financiarisht nga Buxheti i Shtetit.
Reforma në Drejtësi hapi rrugën për një praktikë të re në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë – Ndihma Ligjore Falas. Tashmë qytetarët, do të kenë mundësi të përfitojnë shërbimin jo vetëm nga Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Klinikat e Ligjit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë, por edhe nga avokatët e 12 OJF-ve të autorizuara të cilat janë një komponent shumë i rëndësishëm në sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
Së bashku me organizatat e shoqërisë civile, Ministria e Drejtësisë po realizon ofrimin e ndihmës ligjore falas për një numër më të lartë qytetarësh, shtrirje më të gjerë gjeografike, ndihmë ligjore më të specializuar për grupet në nevojë, gratë e dhunuara, viktimat e trafikimit, të miturit, etj.
Autorizimi i OJF-ve është një procedurë e re, një mekanizëm i ri që krijohet në funksion të rrjetëzimit të institucioneve që ofrojnë ndihmën juridike falas. Përvoja në fushën e ndihmës juridike, eksperienca e gjatë e organizatave në këtë kuadër, është një garanci e shtuar për çdo qytetar që do të përfitojë nga shërbimet ligjore falas.
Specializimi i tyre në fusha specifike sipas kategorive përfituese të parashikuara në ligj, përmendim këtu, forcimin e aksesit në drejtësi për të miturit, viktimat e dhunës me bazë gjinore, të rinjtë vulnerabël etj. Është një tjetër komponent i rëndësishëm sa i përket shërbimit të ndihmës juridike parësore që do të ofrojnë këto organizata veçanërisht duke patur në fokus kategoritë e veçanta të ligjit.
Gjithashtu, vlen të theksohet shpërndarja gjeografike e këtyre organizatave në për rrethe e qytete të ndryshme (Tiranë, Elbasan, Berat, Shkodër), duke bërë të mundur kështu shtrirjen sa më të gjerë dhe mbulimin me shërbime ligjore falas në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
Risi e këtij procesi është jo vetëm autorizimi i OJF-ve që do të ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti, por edhe financimi i tyre nga ana e shtetit duke bërë të mundur kështu një bashkëpunim ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jo fitimprurëse për një shërbim ligjor sa më cilësor, efecient dhe profesional.
OJF-të punojnë për grupet vulnerabël dhe e njohin më mirë komunitetin, nevojat e tyre, aktorët e tjerë të shoqërisë civil edhe kanë eksperiencën e duhur në këtë kuadër. Duke patur njohuri dhe eksperienca të tilla që rrjedhin nga shërbimi kundrejt komunitetit, me autorizimin nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike parësore synohet jo vetëm zgjerimi i ofruesve të shërbimit dhe rrjetëzimi i institucioneve në këtë kuadër por edhe ofrimi i shërbimit me cilësi të lartë dhe profesionalizëm duke patur në vëmendje të veçantë grupet vulnerabël (kategoritë e veçanta të ligjit///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri