Problemet punëdhënës dhe punëmarrës janë të shumta, por kur këto ndodhin në media, mund ta pësosh keq. Një rast i tillë ka ndodhur në Zambia, Afrikë, ku një spiker lajmesh e bëri live ankesën për pronarët e tij.Teksa po jepte lajmet, Kabinda Kalimina ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve dhe tha se nuk kishin marrë rrogat. “Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi”, tha spikeri, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me të. Kalimina punon për News TV KBN///.
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri