Studjuesi dhe botuesi i njohur Ndriçim Kulla me origjine nga Rrezoma (Delvinë) u vleresua se fundi nga Presidenti i Republikes me titullin e Larte “Nderi I Kombit“.
Kulla prej shume vitesh drejton Shtepinë e njohur Botuese “Plejad” me kontribute të veçanta per evokimin e figurave dhe vlerave kombëtare.”Bota shqiptare e Branko Merxhanit”, qe mban firmen e Ndriçim Kulles, eshtë një botimi dinjitoz më i fundit qe mban firmën e Ndricim Kullës për një figurë emblematike te mendimit intelektual shqiptar në periudhën midis dy Lyftërave Botërore, pjese e atij gjenerate që cilësohet si “brezi i argjendte i intelektualeve shqiptarë/REDAKSIA. SARANDANEWS.AL///
Nga Albert VATAJ
-Janë të paktë, ata intelektualë dhe krijues, hulumtues dhe zelltarë të paepur, puna dhe përkushtimi i të cilëve, është ofruar me kaq pasion dhe përgjegjësi të lartë kombëtare, me aq ngulm sfidues dhe triumf ngadhënjyes, sa vepra e “Mjeshtrit të Madh”, Ndriçim Kullës, i cili është nderuar sot me dekoratën e epërm të mirënjohjes, “Nderi i Kombit”.Ky vlerësim i merituar për Ndriçim Kullën, është nder dhe mirënjohje për kontributorin e vlerave dritonjëse që na bëjnë të jemi krenar. Gjithashtu është konsideratë dhe motivim për ata të gjithë, që zgjodhën librin si testament dhe dijen si forcë besimi.

Atë përmes së cilave ne udhëpërshkojmë kohën kur shpirtrat e mëdhenj skalitën dritën, urëbashkojmë brigjet që na ndajnë me emra dhe vepra, me vlera dhe virtyte që mëkuan shqiptarinë dhe shqipen, farkëtuan gjenialitetin e mendimit shqiptar, fisnikëruan atributet e naltësuara në akte kombëtare dinjiteti. Gjithëkjo gjeneratë mendimtarësh të kurajshëm dhe iluministësh virtuozë, kanë ardhur përmes një zbulese të hyjt dritimi dhe një thjeshtësie të sinqertë komunikimi, nga ai që e shndërroi pasionin e shqiptarizmës në mision, nga Ndriçim Kulla. Shkrimtari, studiuesi, publicisti, botuesi, dijetari dhe i devotshmi, Ndriçim Kulla, edhe pse ka një galeri të bujart titujsh, me të cilët ai ka ngritur atë rrugëkalim nga një cak njohës te një prag krenues, të vlerave të identitetit tonë kombëtarë, sot ishte po kaq i prekur dhe emocionuar, si një rishtar në shugurimin e tij në udhën e hyjt të shërbestarit, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se: “Vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, një ndër personalitetet aktualë më të spikatur të letrave shqipe, studiuesin, krijuesin, publicistin dhe botuesin e mirënjohur, Ndriçim Kulla, i cili si rrallë kush në dekadat e fundit ka shpalosur me veprimtarinë e tij vlerat më të spikatura kulturore, letrare dhe shkencore me rëndësi kombëtare.
Nderimi i tij është shprehje mirënjohje ndaj kontributit të vyer dhe arritjeve të shquara në paraqitjen dhe botimin e veprave të dijetarëve të elitës letrare dhe filozofike të mendimit shqiptar, duke u shndërruar në një shembull unik të qëndresës dhe forcës së karakterit ndaj diktaturës, si dhe të përkushtimit në shërbim të demokracisë dhe kulturës kombëtare.Vlerësimi për Ndriçim Kullën është gjithashtu dëshmi e respektit, obligimit dhe nderimit, për gjithçka ky personalitet por edhe çdo studiues, krijues dhe botues shqiptar ka bërë ndaj kauzës së Atdheut dhe kulturës sonë kombëtare.”Ndiçim Kulla, i vendosur dhe besimplot luftoi, duke iu kundërvënë pengesave dhe vështirësive, persekutimit dhe ëndërrvrasësve, kohës së linçimit dhe atmosferës toksike të keqkuptimit dhe injorimit. Nuk e mposhti asnjë trazim dhe nuk e ndali asnjë pengesë, por si një sfinks, u ngrit mbi hirin e zjarreve dhe ju dha vetëmohues një përkushtimi të lartësuar në qëllim.Punoi, punoi, punoi shumë dhe u përpoq pafund, të promovojë emra dhe vlera të identiteteve pak ose aspak të njohura, duke i nxjerr ata nga terri i anatemës dhe mohimit, për t’i shpërfaqur në dritën e ditëlartësuar të nderimit dhe mirënjohjes.

Sot kur flitet gjithnjë e më pak për dijen, mendimin, historinë e iluminizmit shqiptar, atë çfarë ishte dhe mbeti rrugëtimi i vetëdijes sonë ndër shekuj, sot kur libri më shumë se si një urëbashkim ndërkohësh e breznish, është katandisur në një mekanizmën vetkënaqësie dhe narcizmi, është dikush që ende beson tek përpjekjet dhe puna titanike e ngadhënjyesit të vlerave dhe veprës. Ai është Ndriçim Kulla, një prej atyre kapaciteteve krijuese dhe promovuese, me të cilat përfaqësohemi denjësisht ne si kulturë, dhe mëndimi shqiptar si ndërmendje.Fruti i një punë të gjatë dhe cfilitëse kërkimore, seleksionuese dhe kadaloguese është sendërtuar në librat studimor dhe biografikë, në tekste të vëllimshme që rreken të rishkruajnë mendimin shqiptar, të ribëjnë nga themelet historinë e dijes dhe dritës, të na begatojnë ëndjen tonë për njohje dhe vlerësim me kolana dhe kolosë, me identitete dhe integritete që mbeten tharmi i atij krenimi që sot Ndriçim Kullën e mëkojnë me bekimin dhe mirënjohjen e një çmimi të madh, “Nderi i Kombit”.

Për Kullën, procesi krijues është vërtet i pakuptueshëm gati misterioz tek shkrimtari dhe studiuesi apo çdo krijues. Duhet të më mirëkuptoni kjo nuk është ndonjë gjë e re e thënë nga unë se nuk e them unë për herë të parë. Por unë në vetveten time kam kuptuar se librat udhëtojnë tek njeriu fillimisht me copëra fragmente të ndryshme si ide të copëtuara dhe ngadalë përqendrohen duke krijuar mbarsjen e një kompozicioni të bashkuar. Sigurisht, kjo strukturë nuk lind në një hapësirë boshe dhe të pa përfytyrueshme, por lind në truallin e një përgatitjeje kulturore dhe të disa ngacmimeve që zakonisht t’i jep si dhuratë jeta e gjithsecilit. Në planet e mia krijuese kam disa ide që më ngacmojnë përditë dhe paralelisht me disa vepra që tashmë kanë parë dritën e botimit kam punuar edhe për to.” Ky udhërrëfim na njeh me labirintin që përshkon shpirti krijues i Kullës dhe njëherash na njeh me gurin e rëndë që supet e tij prej Prometeu bartin për ta çuar në majë, në atë majë prejnga ai zbret dhe ringjitet për të dëshmuar se mëkuesit e dritës përpara se të jenë Perëndi në kalendarin mitologjik, ishin dhe janë ngulmë vetmohuese drejt qëllimit.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll