=SARANDE, 07 Mars/Radio Saranda/ Në bashkinë e Sarandës Zyra e Politikave dhe e Ndihmës Sociale, nga sot formatohet në nivelin e një drejtorie, duke fokusuar kështu prioritetet ndaj këtyre çështjeve.
Burime zyrtare bënë të ditur për Radion “Saranda” se ne krye të kesaj drejtorie, kryetari i bashkisë Adrian Gurma ka emëruar Anila Pikulin, deri dje përgjegjëse e zyrës,. së politikave dhe ndihmës sociale..
Pikuli , është vleresuar deri më sot edhe nga opinion i qytetarëve për përkushtimin dhe aftesinë e saj
Ende priten të tjera ndryshime strukturore në këtë instituicion, për të rritur performancën dhe produktin e shërbimeve ndaj komunitetit.Vetëm disa muaj më parë kreu i Bashkisë Gurma, bëri të ditur se së shpejti do të krijohet drejtoria e turizmit, si një nga sektorët më të rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me strategjinë e kësaj bashkie//R.SR//. .
ME SHUME LAJME
Info PLUS. Të fjeturit në temperatura të ftohta ndihmon në djegien e yndyrave dhe ngadalësimin e plakjes
Info PLUS – Varësia nga ekranet zvogëlon kapacitetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve
Info PLUS. KOMENT – Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?