SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në Finiq vijojnë punimet për ujësjellësin rajonal që do te furnizoje 13 fshatra/

Në Finiq vijojnë me ritme punimet për ujësjellësin rajonal që furnizon 13 fshatra te kësaj Bashkie.
I interesuar per ritmet e investimit ne terren, te ujesjellesit, nga Burimet e Merkos, kryetari i bashkisë Kristo Kiço ka vizituar kantierin e punumeve.

Kiço ka konstatuar se punimet vazhdojnë me intensitet në çdo fshat si për hapjen e kanaleve ashtu dhe për ndërtimin e depove të reja të ujit. Kryebashkiaku ka vizituara edhe fshatin Karroq ku pritet te investohet per uren e fshatit. perpara se të fillojnë shirat e para.
Ujësjellësi rajonal financohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe në fazën e parë ka nje  fond prej rreth 500 milione lekesh.

 Ne kete faze do te ndertohen kanalizimet dhe depot e uji ne fshatrat:  Kulluricë, Livadhja, Kalivja, Llazat, Kalcat, Sopik, Lefter Talo, Vagalat, Gravë, Qesarat, Karroq dhe Pandalejmon.

Rrjetet e brendshme të këtyre fshatrave do të financohen vitin tjetër.ne vitin 2021.///

error: