Avokat Brigels Dervishi i ka dërgur një kërkesë zyrtare Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Netor. Thelbi i kësaj kërkesë është i thjeshë : Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm!
Avokat Dervishi, e ka dorëzuar ankesën zyrtare pranë Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë të datës 30 maj 2025, për miratimin e “Marrëveshjes Bashkëinvestimi” mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë, për ndërtimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”.
Ende nuk dihet vendimi që do të marrë për Prefekti i Vlorës, lidhur me miratimin ose jo, të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës, por Prefekti i Qarkut të Vlorës Plator Nesturi, përpos postit të rëndësishëm shtetëror, është edhe një publicist dhe analit i mirënjohur në mediat shqiptare dhe, duhet të dijë një FAKT: që i ashtuquajturi “Kampusi” ‘pagëzuar‘ dhe ‘ambalazhuar’ nga burokracia e dikastereve me termat sinonimikë apo metonimike: ECO KAMPUS, në zanafillë ka qenë nuk harrohet një kërkesë e përsëritur e banorëve të Sarandës për një shkollë të re për fëmijët e një qytetit në rritje e zhvillim për të plotësuar kapacitetet me klasa dhe mjedise mësimdhënie dhe për t’i dhënë fund procesit mësimor ME TURNE!

Ky është fakti. “Lajle lulet” me trema ‘modernë‘ nuk duhet të qorrollepsin publikun e Sarandës jo se jo, po as zotin Nesturi! Argumentat i ka sjellë avokat Dervishi më sipër.

Zvarrritja shumë vjeçare e shkollës së re në Sarandë, ka qenë një patate e nxehtë në duart e disa kryetarëve të Bashkisë të cilët ishin fajtorë pa faj në këto zvarritje të punëve të qeverisë në Sarandë.

Sa për faktin se demokratë dhe socialistë janë bërë tok në marrjen e Vendimit për ‘Eko Kampusin’, ky fakt, nuk habit më njeri në Sarandë…./sarandNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit