Nga Shpetim Zinxhiria//
Greqi : fitoi Demokrracia por…?Në Greqi fitoi Demokracia por kjo parti kriminale ende egziston dhe në zgjedhjet e ardhshme ka të drejtë për zgjedhje, pra u dënuan individë, ndërsa struktura e saj politike jo.
Pra partia fashiste Agimi i Artë qendron ende në këmbë.Ishte një maratonë dhjetvjeçare, por ende akoma nuk ka mbaruar asgjë për këtë parti kriminale. Nuk ishte një vendim i lehtë për drejtësine greke, ishte hera e parë që kjo drejtësi ndodhej para një çështje të tillë.
Ishte një vendim ku gjyqi zgjati pas një maratone te gjatë më shumë se 5 vitesh e gjysëm.Sot në drekë priten arrestime në Agimin e Artë, pritet urdhëri i prokurorit se kush do të shkojë në burg, dhe kush jo, por më shqetësuese është edhe nga burgu nëse vuajnë dënimin mund te hedhin kandidaturën përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

Ishte nje Gjyq maratonë dhe historik qe u ndoq edhe jashtë kufijve të Greqisë. ishte një meritë e kesaj drejtësie që u tregoi vendin Agimit të Artë, një vendim që u përshëndet mbarë edhe nga Komuniteti shqiptar në Greqi..
.Gjithashtu, mund ta arrestohen sot por sipas Ligjit ekzistues denimi i tyre nuk i heq te drejtën që të mos jenë përsëri në politikë, midis të arrestuarve do jenë edhe disa ish-deputeteve të kësaj partie kriminale. Ndryshimi KODI-it PENAL parashikon nga 5-15 vite BURG.Ishte nje vendim qe erdhi pas 5 vitesh, një vendim që denon për veprimtari kriminale, por jo për ndalimin e kesaj partie ne pjesmarrjen e jetes politike.
Pra nuk u dënua ndalimi i kësaj partie, por denimi i anëtarve dhe deputeve te saj për vepra penale. Kjo parti për momentin mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka vendim për ndalimin e saj ne jeten politike të vendit.Një lufte tashme fillon nga ana e avokateve për ata që do të marrin denimin me burg, ne kerkim qe keta të dënohen me kusht dhe ta vuajnë dënimin ne shtepitë e tyre.
Behet fjalë për nje grup kriminal që pas vrasjes se këngëtarit për rreth 15 muaj kishte gjunjëzuar vendin, Aq sa nuk kishte ditë dhune dhe vrasje ndaj emigrantëve.///R-SR///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë