MËSOJMË SHQIP FALAS !!!!!Kursi i gjuhës shqipe “NAIM FRASHERI” Patra – Greqi, hap dyert e tij për të 13- tin vit radhazi për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë dhe për të gjithë ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe.
Ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor (2020-2021), do të bëhet ditën e diel, datë 11 Tetor 2020, ora 16:00, në shkollën Aj. Sofias, ( 11-ο Λύκειο Πατρών), në adresën : Norman 57, Patra.Ftojmë të gjithë fëmijët që janë rregjistruar për këtë vit shkollor të ndjekin nga afër këtë ceremoni !
Tekstet mësimorë, dërguar nga Qendra e Botimeve të Diasporës në Tiranë, kanë mbërritur në zyrën e shoqatës sonë, nëpërmjet Ambasadës. (Mundësisht prindërit e fëmijëve të paraqiten në zyrë për t’i tërhequr ato ).
Ju lutemi fëmijëve dhe prindërve të paraqiten me maska në mjedisin shkollor!Për komunikim : 2611104210, 6980258227 , 6985940009.Jeni të gjithë të mirëpritur !Stafi Pedagogjik, Patra-Greqi.07 / 10/ 2020///

(MIRENJOHJE TE VECANTE PER STAFIN E SHKOLLES SHQIPE NE PATRA! Pergezime veprimtarit, poetit dhe perkthyesit ILIAZ BOBAJ !
//SARANDANEWS.AL///Radio “Saranda”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI