SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në kërkim të gjurmëve të shkelqimit të Finiqit të lashtë

Nna Panajot BOLI

-Amerikani Aleksi dashuroi Finiqin, historinë e tij. Mësoi vallet finiqiote… Dhe shkelqeu në amfiteatrin e Livadhjasë-

Amfiteatri i Finiqit pas mijëra vitesh hapi sipari e tij. Erdhi Euripidi dhe Aristofani me tragjeditë e tyre., Dhe në shkkallët e tij qe ishte ulur dikur Piroja i Madh me njerezit e shquar të asaj kohe të Madhe, tani janë ulur Kryetari I bashkisë Finiq Kristaq Kiço, deputeti Niko Kuri, personalitete nga Ministria e Kulturës, ARTISTË, artdashës, finiqiotë e plot dashamirës. Amfiteatri i Finiqit parëmbremë u rikthye në ato kohëra të Pirros se Madh, shqiponjë.. U rizgjua historia.

Një amfiteatër dikur me 15 mijë shikues, 3 herë me i madh se ai i Butrintit. Kush nuk u drithërua atë natë kur në skenë dolen aktorët grekë dhe luajten si luanin dikur parardhësit e tyre të famshëm me tragjeditë kryevepra të Eskilit, Euripidit, komeditë e Aristofanit.. . S’kish emocione me të fuqishme dhe fjalët ngrinin në buzë..

Finiqi përjetonte natën e shkelqimit të asaj kohe të madhe ku , prapa shkallarëve rrinin si statuja legjendare Pirroja me trimat e tij, dhe ai si shqiponjë mes tyre.. Kyetari Bashkisë e tha dhe e bëri: Finiqin ta kthejmë në identitetin e tij. Ministria e Kulturës, deputetja Anila, e mbeshteti.. Dhe u riçel amfiteatri i lashtë..Nata e dytë vazhdoi në ‘pasardhesin’ e tij në teatrin e Livadhjasë.. Dhe ishte grupi i Finiqit qe e çeli. Me vallen e kënduar,tashmë himn për Finiqin ‘’ me nentë mije Mara’’ dhe lavdinë e shkelqimit të tij. Por supriza ishte e një amerikani , i veshur me kostumin e burrave finiqiot qe kercente bukur bashkë me grupin. Ishte amerikani Aleksi.

Ai la Tiranën ku ishte me sherbim dhe erdhi të bëj pushimet në Finiq. Por Finiqi e magjepsi me historinë dhe pasurinë arkeologjike të tij. Jo vetëm kaq. Një mbrenje pa grupin e valleve dhe këngëve qe bënin prova. Ai u entusiazmua. Mori guximin t’u kërkonte ta mirrnin në grup. Do të kercente dhe ai . Dhe shpejt e mësoi vallën .Shkelqeu në amfiteatër dhe mori duarttrokitje të zjarrta dhe të përzëmërta nga të gjithë. Bile detyroi Kryetarin e Bashkisë, zotin Kristaq ta prish anxhendën dhe të dalë në skenë për ta përqafuar dhe përgëzuar.. një ‘fallemminderit dhe efxaristo’ tëtij u pasua me ovacione dhe ngrohtësi nga publiku.

Sa amerikanë të tjerë, apo te çdo kontinenti, do të dashurohen me Finiqin kur të njohin historinë e tij!!!

Grupet popullore shpalosen magjinë e kengës, vallës dhe veshjes se zonës. Zerit brilant të Katinës së Himarës qe drithëroi edhe flladin e freskët të mbremjes, iu përgjigj zëri kumbues, i ëmbël i Irinit Jotit nga Vagalati, këngëtarës me të dashur të gjithë pellgut dhe Minoritetit.Nuk do të ngelej prapa edhe Delvina ,me sazet e tij karakteristike qe u shoqeruan gjatë gjithë kohës me duarttrokitje dashamirëse.

Gjitonia Igumenicë i dha një freski dhe gjallëri me larminë e këngëve dhe valleve të luajtura me mjeshtëri nga valltarët grekë qe fitoi simpatinë e të pranishmeve. S’ka si të mos shkelqenin vazhduesit e kësaj pasurie më talentet e shkollave të Mesopotamit, Livadhjasë dhe të Mursisë. Vallja elegante e ketyre nxënësve, nga ato të mesmes deri te vogelushet e kopshtit, vallet burrerore të Nikos e të Panajotit si ata burra qemoti , na mbushen me krenari

Finiqi është në kërkim të shkelqimit të historisë se tij të lashtë , të landishme. Dhe brezat e rinj mund të freskojnë buzët tek ky burim magjik , jetëdhenës.///

error: