SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në kohën e Mbretit Zog, akademiku sjell videon e rrallë: Nga jugu në veri, si këndohej himni kombëtar në 1929-ën

Akademiku dhe etnomuzikologu Vasil Tole ka publikuar një filmim të rrallë të 93-viteve më parë. Në të, një grup polifonik këndon Himnin Kombëtar, ndërsa në fund brohoritet njëzëri “Rroftë Shqypnia!”. https://youtu.be/F70-hVbP5Jw Kujtojmë që në këtë kohë Shqipëria udhëhiqej nga mbret Ahmet Zogu, dhe në sfond të videos, vijnë edhe grimca të asaj periudhe. “Në 150 vjetorin e lindjes së Asdrenit kemi kënaqësinë t’ju paraqesim për të parën herë Himnin Kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar”, të kënduar me zë dhe figurë, në një filmim të rrallë që i takon vitit 1929. Grupi i veshur me veshje popullore kombëtare, nga jugu në veri këndon Himnin Kombëtar me thjeshtësi e bukuri mahnitëse”, shkruan Tole. /shqiptarja.com///

error: