Nga Dorian Koci/
Sali Nivica . Ne kete vend, idealistet jane te ralle, por aq te pakte sa jane, shkelqejne me personalitetin e tyre.
Sot eshte 101 vjetori i vrasjes barbare te Sali Nivices, mesues, patriot e gazetar qe ne Shkodren e viteve 20′ kishte themeluar gazeten “Populli”. Gazeta “Populli” ishte nje tribune e mendimit te lire dhe pasqyronte me pathos perpjekjet e kombit shqiptar per te krijuar shtet modern.
Sali Nivica, i lindur ne Rexhin te Kurveleshit, i diplomuar ne Robert College ne Stamboll, i punesuar si arsimtar ne Durres, gazetar e anetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” ne Shkoder, perfaqeson brezin e shkelqyer te studenteve idealiste shqiptare qe u mekuan me vargjet e Naimit, aksionin luftarak te vellezerve Topulli, publicistiken therrese te Konices, epiken e satiren e Fishtes.
Sali Nivica ishte nje dishepull i tyre dhe vet me vepren e tij pasuroi dhe coi perpara mendimin idealist e shtetformues shqiptar…I paharruar///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota