–Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka inspektuar sot situatën në Portin e Sarandës. Ajo ka garantuar se po punohet për të siguruar lëvizjet, pa asnjë kufizim. Denaj garantoi gatishmëri të plotë të punonjësve të portit karshi qytetarëve dhe bizneseve përmes institucioneve dhe shërbimeve.
“Me Kryetarin e Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, ishim sot në Portin e Sarandës dhe në mjediset e Doganës për të parë nga afër, monitoruar situatën, si dhe për të siguruar që puna vijon normalisht dhe shërbimet ofrohen pa ndërprerje”,- bënë të ditur Denaj.
“Në Doganën e Sarandës po punohet për të siguruar lëvizjet, pa asnjë kufizim. Vijojmë të jemi në gatishmëri të plotë të qytetarëve dhe bizneseve përmes institucioneve dhe shërbimeve”,- theksoi Denaj. ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi