SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në Piqeras, te Vasil Gjivogli.

Fotoreportazh –

Nga Shkëlqim HAJNO –

-Jam nga fshati më i bukur në botë.-Kështu shprehet Vasil Gjivogli që ka punuar gjysmë shekulli si arsimtar dhe drejtor I shkollës në Piqeras të bashkisë Himarë.

Dhe më duket se ka të drejtë .Nga cdo tarracë këtu, bluja e detit Jon, është sfondi më i mrekullueshëm në të katër stinët e vitit dhe syri, të rrok pamjet deri në Llagara që është zbardhur nga bora.Kisha e Shën Thanasit në qendrën e Piqerasit është e vjetër sa ullinjtë që ka përpara,.

Ajo është paraprirë nga kisha e vjetër e vitit 1601. Sot, Ulliri I Kishës, një ulli pranë saj ,me tre trungje si prej legjende, është kurora jeshile e shekujve që të fton jo vetëm në Kishë po edhe në rruginat e fshatit.

BAR “PIQERASI” DHE LUFTA NË UKRAINË

Koha që kërkon për të pirë një kafe te bar “PIQERASI” nga duart e Katinës, është e mjaftueshme të mësosh ‘të rejat’ që lidhen me fshatin me emër të rivierës joniane. Nga dikur qindra e qindra banorë, sot jetojnë pak më tepër se 50. “Thomi për ato shtëpi ku del tym, me të moshuar brenda-na thotë Katina.

Në bar “Piqerasi” gjysmat e bisedave, lidhen me situatën në Ukrainë. Pak sekonda të duhet për të mësuar se pjesa më e madhe e banorëve janë në emigrim, por me kokën pas për t’i mbajtur me restaurime shtëpitë që kanë lënë në Piqeras.Në pak tavlinat e barit, pothuaj tema e ditës është ajo e luftës në Ukrainë. “Gjynah për popullin e pafajshëm,-dëgjohet në biseda. NIKO NININiko është kryetar i fshatit. Edhe ai është i përfshirë në temën e Ukrainës si bashkëfshatarët e tij. Por rikthehet tek problematikat e Piqerasit dhe na thotë se ujesjellësi nga Gurra nuk mjafton dhe as burimi I Nikoqirit, nuk i plotëson nevojat e fshatit. Është bërë studimi për ujin nga matanë malit në Tatzat të Delvinës.Vetëm ai ujësjellës na i plotëson nevojat si Piqeras-thotë Niko.- Pas ’90-tës, kanë ikur shumë nga fshati, për emigracion-thotë ai,-po edhe kanë ardhur në periferi, disa familje nga zona të tjera të jugut. Janë 20-30 familje.

(Niko NINI, Kryetari i Piqerasit)

Mësojmë se bashkia e Himarës, ka disa muaj që ka përfunduar këtu në Piqeras një ambulance të re, po ende nuk është vënë në punë. Ndoshta do të vijnë një ditë ata të bashkisië, por objekti po dëmtohet dita-ditës,-shprehet Niko Nini I këshillit të fshatit.

TURIZMI FAMILJAR

Në fshat kemi disa vjet që vijnë turistë edhe nga vendi po edhe të huaj.Turizëm familjar .Kemi disa hotele po edhe shtëpi që ofrojnë 2-3 dhoma e më tepër për turizëm. E ushtrojnë këtë aktivitet dhe Piqerasi pëlqehet. Dhe kjo është gjë e mirë.-rrëfen Niko.Pyesim për doktorin e fëmijëve, Tirin që shtëpinë e tij këtu në Piqeras e ofron edhe për turizëm familjar. Mili Bitri na tregon për investimin që ka berë për turistë me garsoniera dhe “Bar restorant “Bitri”.-90 për qind e turistëeve që vijnë te “Bitri”, janë të huaj,-tregon Mili Bitri duke na prirë te objekti I tij , ndersa takojme te porta nenen e tij, Ejeninë.

(Vasil GJIVOGLI)

(Katina e Vasil GJIVOGLI)

PËR TE KONAKU I GJIVOGLE

Për të mbërritur të konakët e Vasil Gjivoglit, mësuesit në pension, shkrimtar e poet me disa libra, tok me Sofo Mekshin me origjine nga këto anë (Nivicë Bubari), duhet të përshkojmë pothuaj krejt fshatin. Duhet të kalosh te ish muzeu ,sot një ndërtesë e braktisur, të kalosh në një rrugë të gjatë qarkuar nga dhjetra porta me qemer te gdhendur dhe të tjera më të thjeshta. Të gjitha, me gur të gdhendur. Lexohet lehtë braktisja e fshatit dhe mërgimi. Por hera-herës befasohesh nga ndërtime e restaurime të godinave të vjetra. Ka shtëpi të mirëmbajtura, ka vila, sikurse ka edhe të tjera në rënim e të braktisura. Piqerasiotët e duan fshatin e tyre edhe në mërgim të jenë. Kur janë nisur në mërgim të hershëm apo të ri , nuk e kanë hedhur asnjehërë gurin pas shpine, siç thotë ajo rrefenja popullore.

Është fshat më dy heronj të popullit, thotë Vasil Gjivogli: djaloshin Vasil Llaçin, atentatorin e famshëm që qëlloi në Tiranë mbi Viktor Emanuelin dhe djaloshin tjetër, partizanin Mitro Xhani që ra në betejë me fashistët në Dukaj të Tepelenës . Shpreson që një ditë, të qendër të fshatit të ketë vepra arti për të dy heronjtë.E pyesim Vason nese vijon tradita e promovimit te botimeve etnokulturore te zones se Bregut, siç organizohej në kohën kur Vladimir Kumi, ishte kryekomunar i Lukoves.

-Deri tani jo. Dhe shton:-Po ndoshta Gjergji Goro i bashkise Himare, do ta vazhdojë kete traditë.Ai tregon për të kaluarën e largët të Piqerasit, sesi famijle nga ky fshat, si dhe nga Lukova,Shën Vasili dhe Nivica, në vitin 1743 dhe 1748 ikën e u vendosën në Vila Badesa në Itali. Por morën me vete në mërgim, tok me shpirtin dhe origjinën, edhe patronimet e tyre, pra, emrat e mbemrat e fiseve.

(Emilio BITRI)

Dhe këto lidhje ,tregon Vasili,- janë rivedosur me ata, pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri.Ky vend ështët I bekuar kudo,-thotë Vasil Gjivogli-Nga Manastiri i Kremasovës sipër, mbi krye të Piqerasit, te Mali me Lis të Vetëm; te Ulliri i Lotëve e Ulliri që bëjmë Kriq; deri tej në Bunec me palzhin e artë dhe poshtë, në detin e paanë të Bregdetit. Kudo i bekuar!.///SARANDANEWS.AL///

error: