=Figura e punonjësit të Policisë, ka mbetur dhe, sot e gjithë ditën e tillë mbetet: Një pikë referimi për interesin publik, për qetësinë, rendin, luftën kundër krimit dhe kundër korrupsionit në radhët e unifromave blu.
Është një fokus i fortë drite, i dritës së publikut mbi individin dhe grupin me uniformë. Në memorien tonë kolektive po edhe mes grupeve të kolegëve gazetarë, janë të prekshme segmentet e “sëmura” të njerëzve me uniformë, janë të prekshme fijet e korrupsionit nga polici më i thjeshtë deri tek ai me “spaleta të rënda”.
Por nisur nga autori i këtij statusi në FB , GENTI MULLAI, një mik i gazetarëe, me një edukatë dhe etikë evidente, dhe mesazhet që përcjell shumë më gjerë sesa duke folur për nje tjetër personazh të policisë që shërben në Jugperëndim të Shqipërisë me epiqendër Sarandën, siç është MEHMET ÇELI, drejtues i Policisë Rrugore; gjykuam ta kalojmë në Rubrikën FOKUS-OPINION //SARANDANEWS.AL///

Nga Genti MULLAI/
Të besosh dhe ta dashurosh punën përherë bën më të mirën. Postimet në facebook, më kujtuan sot, një pjezës të punës time por mbi të gjitha më kujtuan një prej shokëve dhe miqëve të mirë, e sigurisht një oficer policie model që i rezistoi çdo furtune duke u bazuar në ndershmërinë, përkushtimin, profesionalizmin dhe besimin se e vërteta zhytet por nuk mbytet.


Është e vërtetë se në rrugën e jetës duhet të jesh, social, human dhe i sjellshëm me të gjithë, por kur bën miq e shokë ata që kanë vlera, atëherë ke bërë zgjedhjen e sigurt se këta njerëz do ti kesh përherë në rrugën plot sfida të jetës.Po aq i vërtetë është fakti se ka katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën. Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e jashtme, çfarë theni dhe si e themi.

Mehmet Çeli, sa vite pune e sakrifice, operacione të pafundme, lodhje e rraskapitje, por na shijonte shumë buka thatë në mal, apo kruasanët molto në errësirë duke pritur për të realizuar detyrën e unë si përherë që ju ndiqja natën e ditën në çdo operacion për të pasqyruar punën dhe rezultatet.
Të faleminderit që sa herë hyje në zyrën ku unë punoja dhe përfaqësoja, më inkurajoje në iniciativat që unë ndërrmerja për komunitetin, ku ishte e vetmja zyrë në Policinë e Shtetit, Zyra për Marrëdhëniet me Publikun që prodhonte çdo muaj gazetën me titull “Policia pranë”, njëherë në vit gazetën “Kundër Drogës Polici -Komunitet”, po njëherë në vit gazetën “Pyjet SOS”, apo broshurat me mesazhe letrare kundër drogës, duhanit, alkoolit, për parandalimin e aksidenteve rrugore, për emigrantët që vinin për festat e fundvitit, e plot e plot të tjera që i përdornin në çdo fushtatë sensibilizuese.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë