Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar 12 vite burg për ish-policin, Gjergj Kohila, i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 8 vite burg për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila ende nuk është arrestuar.
I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.