SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ne Sarandë dhe Vlorë, dy administratorë lokalesh u ndëshkuan disa milionë lekë se ushtruan aktivitete me muzikë ne kundershtim me Aktin Normativ

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Burime zyrtare te policise bene me dije se “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një tjeter në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndersa subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.,-tha policia.

Policia apeloi për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.///

error: