SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në vend të një shënimi. Kolegu Thoma Nika: Nuk kam asnjë lidhje me administrimin e asnjë portali.

Kolegu gazetar Thoma Nika, ka reaguar sot mbi një dizinformim dhe një denoncim për “prishje të imazhit”, nga një denoncues, “i cili dyshimin dhe hamendësimin që kishte, e bëri objekt të shërbimit policor dhe Prokurorisë.”

Mësohet se pothuaj të gjithë gazetarët e rajonit të Sarandës, kanë mbajtur qëndrim sot kundër dizinformimeve të çdo lloji të cilat ngrihen mbi bazën e hamendësimeve në adresë të gazetarëve dhe njerëzve të mediave.

Më poshtë po përcjellim të plotë Sqarimin e gazetarit, Thoma Nika:

SQARIM:

Jam denoncuar në Policinë e Sarandës, nga një person. Pse? Sepse atij “i kanë thënë” që është imi portali sarandanews.com ku ai dhe fisi i tij është sulmuar, me pasojë prishjen e imazhit.

Deklaroj, me të gjitha llojet e përgjegjësive, se nuk kam asnjë lidhje me administrimin dhe pronësinë e atij portali dhe të asnjë portali tjetër. Madje isha në padijeni të plotë edhe për publikimin në fjalë nga ai portal, deri në momentin që u kontaktova në telefon dhe e mësova nga denoncuesi, i cili dyshimin dhe hamendësimin që kishte, e bëri objekt të shërbimit policor dhe Prokurorisë.

Kam katër thirrje për të bërë:

1. DENONCUESI ta tërheqë atë, pasi edhe mua më lind e drejta të bëhem denoncues i tij për prishje të imazhit nga e pavërteta e tij

2. POLICIA të mos i japë vlefshmëri ligjore denoncimeve që ngrihen mbi më the-të thash

3. PROKURORIA të ndjekë rrugën më të thjeshtë për verifikimin e administratorit të çdo portali, nga akti i rregjistrimit në gjykatë.

4. KOLEGËT GAZETARË të Sarandës, që e njohin mirë të vërtetën, të shprehen publikisht.“-përfundon prononcimi zyrtar i kolegut gazetar, Thoma Nika.

Gazetarët e Sarandës shprehin bindjen se pavarësisht nga denoncimet në adresë të tyre, organet përkatëse, do të mbështeten te profesionalizmi dhe objektiviteti mbi provat dhe faktet për të verifikuar dhe provuar përgjegjësitë ligjore të çdo qytetari, përfshi edhe njerëzit e mediave./Shkëlqim HAJNO-sarandaNews.al.///

error: