SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në vend të një skice portretike për mjekun e përkushtuar të Urgjenës në Sarandë, Elton Habili.

Nga Dashamir MALO

Një gjest simbolik mirënjohjeje për doktor Elton Habilin. Mëngjesin e kësaj të shtune, në ndryshim nga rituali im i zakonshëm, shkova në urgjencën e Spitalit “Petro Nako”, Sarandë. Nuk shkova si pacient, por si një qytetar i këtij qyteti, për t’i dhuruar, në shenjë mirënjohje, antologjinë poetike “Takohemi në Jug”, doktor Eltonit. Për të shkruar për Eltonin si njëri dhe, si doktor, nuk do të mjaftonin as dhjetra paragrafe, veç unë do të thosha dy fjalë, pa u ndikuar nga disa rrethana; psh, fakti që vijmë nga e njëjta vendlindje, madje nga e njëjta lagje apo fakti të qenit i afërm i tij.

Eltoni është një njeri i veçantë, një baba dhe bashkëshort i devotshëm. Tek ai shoh ende atë djaloshin gazmor, që përpos vështirësive që ka hasur në jetë, përpos streseve dhe përgjegjesisë që ka profesioni i mjekut, të pret me atë buzëqeshjen e tij të sinqertë. Eshtë një mjek i përkushtuar, me kulturë dhe dije të përditësuara, i sakrificës, duke bërë maksimumin e mundshëm në profesionin e tij. Flet pak dhe aty ku duhet, përkundrazi, puna e tij flet shumë.

Prej gjithë njerëzve të këtushëm që njoh dhe më njohin, por edhe atyre që has rastësisht në rrugë apo ambjente të ndryshme, shtetërore dhe private të këtij qyteti, shumë syresh shprehen me konsiderata dhe respekt të jashtëzakonsh për Doktor Eltonin, madje shprehen me respekt për gjithë satafin mjekësor të urgjencës. Doktor Eltoni ka edhe një qasje të veçantë me letërsinë, është njē lexues me sqimë, jo thjesht dhe vetëm për faktin se është përmetar, por edhe për faktin se brezat e familjes nga ai rrjedh, kanë qënë arsimdashës dhe të kulturuar. Ndërsa isha duke shkruar një dedikim modest tek libri, një grua plakë, me të zeza, e pamundur, e kerrusur mbi shkopin që e ndihte për t’u çapitur, u shfaq tek dera e dhomës së urgjencës. Prapë erdhe sot, nëne, e pyeti doktori. Mirë eshte të rrish në shtëpi dhe të zbatosh këshillat që të kemi thënë, sepse levizjet e shumta nuk të bëjnë mirë, shtoi mandej. Epo, kur vi këtu ndjehem si më e sigurtë, ti doktor dhe infermieret më duket sikur më shëroni me buzëqeshjen tuaj, tha gruaja e moshuar.

Padyshim që ka mjekë të përkushtuar! ( p.s) foton e shrepa si padashje dhe po e publikoj këtu pa i marrë leje doktorit../sarandaNews.l///

error: