SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga aeroporti i Sarandës te rruga e Arbrit dhe punimet për hekurudhën, projektet madhore gjatë mandatit Rama-3

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë nesër programin qeverisë të mandatit të tretë. Programi ka mbërritur në Kuvend dhe nesër ai do të prezantohet nga vetë Edi Rama. Programi voluminoz i socialistëve do të ketë pesë shtylla kryesore ku do të fokusohen investimet dhe vëmendja e qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Ato janë, rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë.

Ajo që vihet re janë projektet e madhore që do të ndërtohen, firmosen dhe përfundojnë gjatë këtij mandati.

Gjatë këtij mandati do të nisin punimet në VIA (Vlora International Airoport), punimet e të cilit do të përfundojnë në 2024, do të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Gjatë këtij mandati do të përfundojë Rruga e Arbrit si dhe do të përfundojë aksi Kardhiq-Delvinë. Një nga projeketet e mëdha në këtë mandat është të nisin punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Pjesë nga plani i Qeverisë:

Nisim punimet për VIA (Vlora International Airport) brenda vitit 2021 që ky aeroport të jetë operacional më 2024.

Brenda vitit 2021 nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e SIA (Saranda International Airport).

Përfundojmë brenda vitit 2021 punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

• Aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022).

Nisim brenda vitit punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

• Nisim në Janar 2022 punën për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një ge 23 hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.///

error: