SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga sot, leja e re për qarkullimin e automjeteve. Ja çfarë duhet të dimë.

Leja e re e qarkullimit të automjeteve nuk do të ketë as vulë kolaudimi dhe as afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto elementë mungojnë ai është i pavlefshëm.

Leja e re e qarkullimit do të unifikojë të dhënat me certifikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.

Ajo  përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.

Drejtuesit e mjeteve që  kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.///

error: